Exclusive/“Tendosja” e marrëdhënieve mes Washingtonit – Romës, sekrete: Clinton-D’Alema mars, 1999 për ndërhyrjën e NATO-së në Kosovë

0
140

 

NGA BEQIR SINA- NEW YORK

WASHINGTON : Ndërsa, po afrohej dita kur Millosheviqit, do t’i thuhej
me ultimatumin amerikan, që rallë her përdoret në politikën
ndërkombëtare, : “Enough it’s Enough – Majft është Mjaft”, Marsi
1999, shënojë pika kulmore, dhe historike në marrëdhëniet e
Washingtonit me Botën, për shkak të Kosovës.

Megjithëse, janë bërë shumë analiza, komente dhe deklerata, janë
zbuluar dokumenta, të klasifikuara dhe de-klasifikuara, bile është
folur edhe nga vet protagonistët e atyre që e zgjidhën këtë
problem, dhe që morën vendime të mëdha,(Washingtonit, Brukselit,
Parisit, Romës, Berlinit, Hagës, Londrës e tjer, dhe atyre që bënë
oponencën e asaj zgjidhje në atë kohë ( Moskës, Beogradit ,
Madridit, dhe Athinës), prapëseprapë, të shumtë janë ata
analistë, gazetar, politikan e tjer, që ngrejnë pyetje, : “Se si
erdhi Washingtoni dhe aleatët e saj deri aty sa t’i thonë “Ndal”
Serbisë, dhe Millosheviqit, me Kosovën?”.

Washingtoni, lidhur me atë se çfarë po ndodhte në Kosovë, ishte i
vendosur për ta ndalur “Serbinë”, dhe rrezikun e madh
“dominues” të “Ariut Rusë”, në Ballkanin Perendimor. Por, se
ai po përballej me një përpjekeje jo shumë të vogël, edhe me disa
nga aleatët e saj në Europë, vendet perendimore, të cilat
udhëhiqeshin nga të majtët, dhe historikisht ishin të lidhura me
Serbinë, kjo vazhdon të “dekonspirohet”.

Greqia, sapo kishte larguar nga territori i saj dy nga bazat më të
mëdha të saj në atë rajon, dhe autokolona e Presidentit të SHBA,
Bill Clinton, ishte gjuajtur para një hoteli në Athinë, me gurë dhe
domate.

Gjermania, udhëhiqej nga Social- demokratët e kancelarit Gerhard
Shroeder (Gerhard Schröder), Italia nga Socialstët e kryeministrit
Masimo D’Alema, Franca me miqësi tradicionale me Serbinë, nga Zhak
Shirak, Londra nga Laburistët, “partia e puntorve” të Tonny Blair.

 

Simbas, disa analistëve të asaj kohe, thuhet se dy vende kan qenë më
problem brenda aleanës, se SHBA, për t’i “bindur” se edhe ato se
duhej të ishin pjesë e ndaljes së Serbisë, pas luftës në Kroaci
dhe Bosnje, pra dy vendet e Natos Greqia edhe Italia. Mbasi ato jo
vetëm se tregonin “luhatje” ndaj përpjekjeve të Washingtonit, por
edhe ishin dy vendet e Natos, më afër me Serbinë, gjeo-politikisht se
sa me SHBA.

Dhe, mbasi Greqia, ishte e “pamundur” dhe një “rrezik” për
SHBA, dhe Naton, në atë kohë që territori i saj të shfrytëzohej
për infrastrukuturën ushtarake, të vënjes në përdorim të një
strategjie, që kishte përgatitur Washingtoni, ishte Italia dhe bazat e
amerikane ajrore më të mëdhat në Europë atje, që duhej t’i
hapinin dyert për intervenim ushtarak – goditjen me sulmet ajrore, të
Serbisë, për të ndalur spastrimin etnik dhe gjakderdhjen në Kosovë.

 

Për të ndalur Millosheviqin, territori i gadishullit Apenin, ishte me
i favorshmi dhe më strategjik, megjithse Roma e Washingtoni, kishin
atë kohë që marrëdhëniet e tyre , kishin mbritur në “majë
tehu”, si shkak i tragjedisë së skive, të cilën ish- Kryeministri
italian Masimo D’Alema, e quajti aksidentin një “masakër”

Ish, Presidenti i SHBA Bill Klinton, kishte thënë se amerikanët,
janë “thellësisht të pëulur dhe shprehin keqardhje” për aksidentin
me këputjen e një kabllo teleferiku, që vrau 20 skiatorë në Itali
në vitin e1998 – (Tetë gjermanë, pesë belgë, tre italianë, dy
polakë, një austriak dhe një shtetas holandez vdiqën në atë
aksident).

Ish Kryeministri italian D’Alema, tha se : “SHBA është
përgjegjëse, dhe se ishte i bindur se dikush duhet të dënohej për
tragjedinë në të cilën një avion amerikan me kapiten Richard Ashby,
kishte qenë duke ushtruar, në atë zonë, Cavalesen, kur kaloi përmes
kabllove të skive, duke i këputur ato, dhe shkaktuar vdekjen e 20
turistve skiator”.

Mirpo, një vit më vonë të dy liderët që u takuan në Uashington
një ditë pas lirimit të pilotit amerikan , aeroplani i të cilit
shkaktoi aksidentin, dhe i erdhi radha më 23 Mars 1999, që Washingtoni
ish Presidenti Clinton e Roma ish Kryeministri D’Alema të bisdeojnë
në telefonë.

Tani më jo për aksidentin dhe zgjidhjen e problemit të drejtësisë,
me pilotin amerikan dhe dëmëshpërblimin e familjeve të viktimave,
por me strategjinë ushtarake të Washingtonit, por për nisjen e
sulmeve ajrore të SHBA dhe aleateve të saj kundra Serbisë, për të
ndalur Millosheviqin.

23 MARS 1999

Kjo është biseda sekrete mes Presidentint Bill Clinton dhe
kryeministrit italian Masimo D’Alema, e realizuar me datën 23 mars
vetëm një ditë përpara fillimit të sulmeve të NATO-s mbi
Jugosllavinë. Fmimages.net ju sjellë bisedën sekrete dhe historike
për Kosovën.

Presidenti: Përshëndetje, Massimo.

Kryeministri D’Alema: Përshëndetje Bill.

Presidenti: Para se të shkoj në çështjet më serioze doja të ju
përgëzoj për suksesin e Roberto Benigni në Oscars. Ishte e
mrekullueshme.

Kryeministri D’Alema: Faleminderit, faleminderit. Ky ishte një
moment shumë i rëndësishëm për industrinë tonë të filmit dhe
industrisë së filmit të dhe vendit tuaj.

Presidenti: Filmi ishte një dhuratë e madhe. Kam kërkuar të flas me
ju për këshilla për Kosovën. Unë jam i sigurt që e njihni
Miloseviqin dha ai nuk i kishte dhënë asnjë shenjë ambasadorit
Holbrooke për të besuar se ai do të pajtohej për një armëpushim
ose ndonjë kusht të marrëveshjes së paqes përkundër ai e kishte
kërcenuar se do të përdorte dhunë më të madhe në Kosovë.

Dhe kam ardhë në përfundim se nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse
të shkojmë përpara me veprimin e NATO-s. Unë do të mbështes
ndërhyrjen dhe shpresoj që ne mund ta bëjmë së bashku.

Kryeministri D’Alema: —–BISEDA ESHTE E KLASIFIKUAR

Presidenti: Epo, pajtohem me këtë. Unë jam munduar dhe përpjekur të
mendoj për të gjitha ndryshimet. Unë do të doja të filloj të
mendoja për pikën e parë.

Kryeministri rus Primakov ka anuluar udhëtimin e tij për në
Washington, dhe unë besoj se është më mirë në këto rrethana.

Gjëja për të cilën mendoj se është e rëndësishme për ne që të
bëjmë tani është ti themi Primakovit ne ende duhet të punojmë me
të në një zgjidhje paqësore për këtë krizë dhe ta nxisim që të
takonte Millosheviqin dhe së dyti, që Evropa dhe SHBA duan që Rusia
të rimëkëmbet ekonomikisht. Ky do të jetë mesazhi im dhe shpresoj
se do të jet edhe i juaji.

Megjithatë, për momentin, të gjithë ne kemi dhënë dritën jeshile
për NATO dhe Solana për ac Ka një pikë që unë do të doja të jem
me ju që është e rëndësishme

—–BISEDA ESHTE E KLASIFIKUAR

Presidenti: Po, pajtohem me këtë, por jam i varur nga ajo që bën
Millosheviqi. Ai menjëherë mund të hakmerrej kundër forcave të
NATO-s në Bosnje apo Maqedoni. Ai gjithashtu mund të dyfishojë
përpjekjet për të masakruar shqiptarët. Ai ka dërguar 40,000 trupa
dhe 300 tanke në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që ta bëj sa
më të shkurtër të jetë e mundur, por gjithçka varet nga ajo që
bën Millosheviqi.

Kryeministri D’Alema: .——BISEDA ESHTE E KLASIFIKUAR

Presidenti: Po, mendoj se mund të ndalohemi nëse Millosheviç nuk mund
të sulmojë trupat tona, fshati pas fshatit pas fshatit.

Kryeministri D’Alema; Megjithatë, për momentin, të gjithë ne kemi
dhënë dritën jeshile për NATO dhe Solanën për të vepruar.

Presidenti: Po, natyrisht, të gjithë do të duam të jemi në
konsultë të ngushtë dhe ju falënderoj për pranimin e thirrjes time
dhe gjithashtu shpresoj që ju të jeni në kontakt me Primakovin dhe
të vazhdoni ta punoni. Faleminderit për pranimin e thirrjes sime.

Kryeministri D’Alema: Unë do ta thrras z. Primakov pa dyshim. Nesër,
ne kemi një takim të Këshillit Evropian në Berlin, kështu që ne do
të kemi edhe konsultime midis liderëve të BE-së. Dhe ndoshta mund ta
thrrasim Primakovin bashkë me udhëheqësit e tjerë të Bashkimit, me
z. Schroeder, z. Chirac.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here