Ancelotti e Mancini në garë për stolin e kombëtares italiane

0
180

Përfaqësuesja e Italisë do të mësojë emrin e trajnerit të ri të saj në 20 maj. Këtë e deklaroi një ditë më parë zv/presidenti i komanduar i Federatës Italiane të Futbollit, Alesandro Costacurta, i cili theksoi se De Biaxho mund të konfirmohet në këtë detyrë, por kjo do të ndodhë vetëm nëse nuk do të arrihet asnjë akord me kandidatët për t’u ulur në stolin e 4 herë kampionëve të botës.

Në këtë pikë ata që janë në pole position për të marrë rolin e trajnerit të Italisë janë Carlo Ancelotti e Roberto Mancini.

Ancelotti në të vërtetë ende nuk është bindur plotësisht, por ideja për të drejtuar kombëtaren e tundon jo pak. Ndërsa Mancini është nën kontratë me Zenit dhe jo më kot Costacurta theksoi se 20 maj do të jetë data kur do të mësohet emri i përfaqësueses italiane.

Ndërkaq mësohet se Costacurta së bashku me Fabbricinin, Uvan e Malago do të shtojnë kontaktet me Ancelottin e Mancinin për të fshirë çdo dyshim dhe për të arritur në një marrëveshje përfundimtare me njërin prej tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here