“Zbulohet Skandali/ Arrestimi i Frrokajt me urdhër të Ramës për të marrë Bashkinë e Lezhës”

0
439

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi në një intervistë në Televizionin FaxNews u shpreh se, arrestimi i kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj është bërë me urdhër të Ramës për t’i hapur rrugë Pjeriun Ndreut të kapë Bashkinë e Lezhës.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u arrestua para dy ditësh për tjetërsim pronash, por në fakt kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Arrestimi i Frrokajt është bërë me urdhër të Ramës për të marrë nën kontroll edhe bashkinë e Lezhës.

Qytetarë të Lezhës kanë dalë sërish sot në një protestë, në mbështetje te kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, i arrestuar me akuzën e tjetërsimit të tokave. Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në ambientet e Policisë Lezhë, tubuesit pretendojnë se arrestimi është i motivuar politikisht për të denigruar imazhin kryebashkiakut.

Mes të protestuesve ishte edhe kreu i PD-së Lezhë, Paulin Marku. Ai tha se mbështet drejtësinë, por jo atë të njëanshme dhe politike.

Vendimi për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, është shtyrë për mëngjesin e së hënës. Gjykata do të vendosë nëse kryebashkiaku do të hetohet në gjendje të lirë apo masa për të do të vijoje te jetë arresti me burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here