Shezai Rrokaj: Uashingtoni dhe Brukseli të dërgojnë komisione faktmbledhese për krizën në Shqipëri

0
98

Deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, ka reaguar në rrjetin social facebook për qëndrimin e SHBA-ve dhe Brukselit.

Statusi:

Uashingtoni dhe Brukseli të dërgojnë komisione faktmbledhese për gjendjen e rënduar në Shqipëri.

Pjesëmarrja e madhe në protestën e 16 shkurtit ishte një goditje ndaj keqqeverisjes së mazhorancës si dhe një dëshmi e situatës në vend që po shkon në prag kolapsit politik. Papërgjegjshmëria e mazhorancës për reflektuar, nga ana tjetër, dhe ‘bërja palë’ me të e një pjese të trupit diplomatik kërkon një dinamikë të re komunikimi të drejtpërdrejtë të opozitës me qeveritë e vendeve aleate, ku të evidentohet në detaje situata në vend dhe të kërkohet ardhja e komisioneve faktmbledhëse prej qeverive të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here