Me maska e automatikë, grabitësit vjedhin kambistin dhe i marrin…

0
187

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një banesë në Peqin dhe kanë grabitur me dhunë një çift bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:30 të kësaj të diele, në afërsi të spitalit bashkiak të Peqinit.

Burime konfirmuan se kryefamiljari i dhunuar dhe i grabitur, është një kambist i njohur i qytetit të Peqinit me inicialet L.T.

Kur grabitësit janë futur në banesë ai ka qenë në gjumë së bashku me bashkëshorten, ndërsa fëmijët i kanë në emigracion.

Ata janë kërcënuar me jetë nga tre persona të armatosur, dy prej të cilëve me kallashnikov dhe njëri me pistoletë.

Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur t’u marrin të gjitha paratë dhe valutën që kishte në shtëpi kambisti.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje çiftin ku u krye grabitja nga tre personat e armatosur. Ndërkaq zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj rreth kësaj ngjarjeje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here