Vasili: Veting konçesioneve,mjaft u fsheh Prokuroria!

0
176

LSI kërkon hetim nga Prokuria të konçensioneve prej miliona eurosh të dhëna këto vite nga qeveria Rama.

Kryetari i Grupit Petrit Vasili i ka drejtuar gishtin, Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme teksa nënvizon se: “Vetingu i konçesioneve është i pashmangshëm dhe kush hesht, rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve”.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ndërkohë që po vazhdon seanca parlamentare, Vasili ka hedhur këto radhë bashkë me apelin publik:

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Koncesionet janë afera më e errët, që ka zënë për fyti ekonominë shqiptare.

Vetingu i koncesioneve është detyrim ligjor i pashmangshëm, por edhe një obligim moral për qindra mijëra shqiptarë, që rrojnë në një varfëri të dhimbshme.

Prokuroria hesht ndërkohë që për mungesën e transparencës dhe dëmin kolosal të tyre në ekonominë tonë ka treguar shumë qartë FMN dhe gjithë bota.

Vetingu i koncesioneve është i pashmangshëm, kush hesht rëndon shumë veten, institucionin dhe nxin fytyrën përpara shqiptarëve.

Veting koncesioneve, mjaft u fsheh prokuroria shqiptare.

Veting koncesioneve në emër të mijëra familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Veting koncesioneve në emër të mijëra familjeve që nga varfëria ikin në mënyrë tragjike nga Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here