Ndihma ekonomike, Manjani: Teatër, halli është PPP-ja e radhës

0
163

Në rendin e ditës në sallën e Kuvendit është mocioni me debat me kryeministrin Rama për çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve. Por ish-ministri i Drejtësisë, e quan teatër të hidhur këtë seancë.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se halli i tyre është PPP-ja e radhës, pasi të gjithë aty sipas tij, e dinë gjendjen e familjeve në Shqipëri.

”Çfarë teatri! Janë mbledhë të kuvendojnë për varfërinë, pa pasë asnjë haber nga varfëria!!! Pak nga ata aty e dinë se çbëhet me familjet e fëmijët e tyre. Smund të pritet që të mendojnë për familjet fëmijët e të tjerëve! Hallin e vërtetë kanë te PPP-ja e radhës. Teatër i hidhur!”,-shkruan Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here