Në Kosovë “zbarkon” mish i skaduar nga Belgjika, rrezikon Shqipëria?

0
157

Pas zbulimit të skandalit të mishit belg, i cili është sjellë në Kosovë jashtë afateve të skadencës, ka reaguar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila kërkon që vendimmarrësit të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve, duke aprovuar ligje dhe zbatuar politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. OEK apelon që kjo çështje urgjentisht të trajtohet në Qeveri dhe Parlament, si dhe përmes dialogut publiko-privat. Që rasti në fjalë të mos mbetet pa përgjegjësi dhe pa adresë, por edhe të mos përsëritet në të ardhmen, Oda propozon edhe disa veprime konkrete që duhen ndërmarrë:

1) Të identifikohet tërë rrjeti tregtar që ka organizuar shitjen e “mishit belg”, i njëjti të denoncohet publikisht dhe të nisen hetime nga prokuroria për tërë aktorët e përfshirë;

2) Të gjithë operatorëve biznesor të përfshirë në këtë rast të ju suspendohet licenca për import dhe eksport;

3) Tregtia me produkte të rrezikshme dhe përdorimi i metodave të paligjshme për dëmtim të konkurrencës, të klasifikohen si veprime që sanksionohen me Kodin Penal;

4) Të përkrahen prodhuesit vendor të produkteve ushqimore në arritjen e standardeve dhe cilësisë, por edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese;

5) Të rritet buxheti për inspektime dhe sigurim të standardeve dhe cilësisë për të gjitha produktet që shiten në tregun e brendshëm;

6) Të këtë angazhim të bizneseve për denoncim të praktikave të tilla që dëmtojnë konkurrencën dhe rrezikojnë të gjithë qytetarët.

OEK e mirëpret bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset në zbatimin e të gjitha veprimeve të lartpërmendura dhe në të njëjtën kohë zotohemi për një angazhim të vazhdueshëm në promovimin e vlerave të sektorit privat dhe luftimin e praktikave jo-etike dhe të paligjshme të të bërit biznes.

Institucionet përkatëse në Shqipëri ende nuk janë prononcuar nëse ka hyrë apo jo edhe në vendin tonë një sasi e tillë mishi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here