Strazimiri jep alarmin: Kryeministri po bën prokurorin…

0
194

I ftuar në studion e Fax News, deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka folur për çështjen e ditëve të fundit të kontratave të lobimit të PD pranë presidentit Trump.

Strazimiri ka theksuar se është problematike deklarata e kryeministrit të vendit, Rama, i cili ka thënë se do ta zbardhë çështjen e Lulzim Bashës. Sipas Strazimirit, kryeministri është duke marrë atributet e Prokurorisë dhe kjo është e shqetësuese.

“Një kryeministër që premton se do të zbardhë çështjen, duke u vendosur në vend të prokurorisë është një alarm për demokracinë tonë, sidomos kur edhe sapo përuruam drejtësinë e pavarur me tym”.

Deputeti Strazimiri u shpreh se i gjithë ky debat është i stisur nga Rama dhe e ndihmon kryeministrin të mbulojë diskutimin për çështjen e kapjes së 613 kilogram kokainë në Maminas të Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here