Këto shenja tregojnë se jeni të prekur nga diabeti…

0
520

Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua, mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën. Më poshtë keni të listuara disa shenja që tregojnë se jeni të prekur nga kjo sëmundje.

1. Etje dhe urinim i shpeshtë-

Një nga shenjat kryesore të diabetit është etja dhe urinimi i vazhdueshëm. Kjo, për arsye se veshkat e kanë të pamundur për të filtruar ujin. Nëse pi ujë më shumë se zakonisht, ky mund të jetë një tregues i diabetit. Kjo është për shkak të tepricave të glukozës në gjak, pasi veshkat duhet të punojnë më shumë për të absorbuar sheqerin shtesë.

2. Humbje e pashpjegueshme në peshë-

Kjo humbje e pashpjegueshme e peshës ndodh kryesisht për shkak të humbjes së sheqerit në trup. Mund të ndihesh e lumtur se ke humbur papritur shumë kilogram, por kjo në fakt mund të jetë një tregues që diabeti po troket. Gjithmonë ki parasysh se mbipesha është faktor i madh rreziku për shfaqjen e sëmundjes së diabetit.

3. Dhimbje kyçesh-

Ke një lloj ndjesie sikur të shpojnë gjilpërat. Kjo gjendje njihet ndryshe si dëmtimi i nervave, një gjendje që lind si një komplikacion i niveleve të glukozës së lartë në gjak. Kur niveli i glukozës në gjak është i lartë, sinjalet transmetohen drejtpërdrejt në nerva. Përveç kësaj, muret e enëve të vogla të gjakut janë dobësuar, duke ndërprerë furnizimin e nervave me gjak. Kjo zakonisht nis me gjymtyrët dhe kyçet e këmbëve për të vazhduar pastaj edhe me të duarve.

4. Lodhje dhe gjumë-

Kjo gjendje shkaktohet kryesisht për shkak të humbjes së ujit dhe glukozës nga trupi. Është arsyeja kryesore që një pacient diabetik provon gjithmonë ndjenja lodhjeje dhe dobësie të përgjithshme. Qelizat e trupit kryesisht shfrytëzojnë glukozën për të prodhuar energjinë e nevojshme për t’u mbështetur.

5. Lëkurë e thatë-

Trupi është i përbërë nga 50% -78% ujë. Por për shkak të urinimi të të shpeshtë dhe etjes së vazhdueshme, çdo gjë në trup thahet, përfshirë edhe lëkurën. Lëkura e thatë ose me “luspa” është një simptomë e zakonshme e diabetit e cila tregon se veshkat nxjerrin më shumë ujë nga indet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here