10 njerëz mbeten në mes të 4 rrugëve, shtëpitë iu dogjën në një natë me borë/ VIDEO

0
158

Dhjetë njerëz që rrinë e flenë jashtë.

Shtëpitë e Skënder e Astrit Cenoja në Qerret të Elbasanit u shkrumbuan një natë dimri të ftohtë e me borë.  Zjarri shkrumboi gjithçka pasi zjarrfikëset e kishin të pamundur  të vinin në këtë fshat të thellë malor. Rrugët ishin të bllokuara.

Familjarët Cenoja po përjetojnë ditët më të këqija të jetës së tyre.“Ne s’kemi asnjë gjë më”.

Nexhmije Cenoja, shtrëngon në kraharor foshnjën e saj vetëm tre muajsh. E mitura ka ftohtë. Dëshpërimi i gruas nuk ka rrëfim.“S’dimë se nga të shkojmë nga të vemë”

Gjatë këtyre ditëve ata janë ndihmuar me ushqime nga të afërmit dhe fshati. Por fshati është vetë i varfër dhe mezi siguron mbijetesën. S’dihet deri kur këta njerëz do të jetojnë jashtë në acar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here