Televizioni rus ‘hap thesin’ për Botëror, ja sa mln euro do t’i paguajë Mourinho-s për 4 ditë…

0
154

Jose Mourinho është trajneri më i paguar i futbollit së bashku me Pep Guardiolën, por 17 mln eurove do t’i shtohet edhe një shumë spektakolare që portugezi do të fitojë për 4 ditë në Botëror si analist në televizonin rus “RT”.

Sipas “Dailymail” televizioni “RT” ka pajtuar një kontratë për 4 ditë me Jose Mourinho-n ku do të paguhet 1.9 mln euro, 475 mijë euro në ditë.

Trajneri i Manchester United që ishte kërkuar më parë edhe nga televizionet britanike BBC dhe ITV do të qëndrojë vetëm 4 ditë në Rusi dhe do të përfitojë 1.9 milionë euro. 4 ditët në fjalë do të jenë pikërisht 4 ditët e para të finaleve të botërorit, që starton më 14 qershor.

Trajneri portugez do të jetë në dispozicion të televizionit rus edhe për ndeshjen finale, por nëpërmjet një lidhjeje satelitore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here