Ndërhyri të ndihmojë pronarin e exchange, ndërron jetë në spital 53-vjeçari

0
141

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një prej të plagosurve të grabitjes së një pike këmbimi valutor në Fier.

Mësohet se Agur Vrenozi, 53 vjeç nuk i ka mbijetuar plagëve të mara nga autorët e ngjarjes së rëndë, pavarësisht se u soll në kryeqytet për mjekim më të specializuar.

Vrenozi ndërhyri për të ndihmuar pronarin e këmbimit valutor, por mbeti i plagosur nga plumbat e tre grabitësve, që tashmë janë pas hekurave.

Për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37 vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Rreth orës 10:55 të së premtes në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier të tre këta persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here