Kush gënjen: Forumi Ekonomik Botëror, apo ministri Ahmetaj?

0
258

Në një paradë të turpshme e të paqenë suksesesh, dje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka paraqitur rezultatet e realizimit të zërave buxhetorë gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, në vitin 2017 u arkëtuan në buxhetin e shtetit në total 430.4 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2016, rritja rezulton +5.7%, duke arkëtuar 23.4 miliardë lekë më shumë të ardhura; shpenzimet e përgjithshme publike ishin 6.4 për qind më të larta; ka ulje prej 4% papunësia, etj.

Por, raporti më i fundit i Forumit Ekonomik Botëror në lidhje me Indeksin Gjithpërfshirës të Zhvillimit 2018, e rendit Shqipërinë në vendin e 28 nga 74 ekonomitë në zhvillim. Zhvillimi i Shqipërisë konsiderohet nga raporti si i ngadaltë. Në studim janë shqyrtuar tregues si trendi i Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë, trendi i punësimit, i varfërisë, trendi i borxhit publik, i të ardhurave neto, tendenca mesatare e të ardhurave të cilët në pesë vitet e fundit me sa duket nuk janë përmirësuar mjaftueshëm për të bërë të dukshme dhe të pëlqyeshme rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Treguesit ku Shqipëria ka lëvizur më ngadalë në këto pesë vite sipas raportit janë: punësimi, varfëria, të ardhurat mesatare, Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Kë të besojmë?

Duke folur para mediave, sot edhe nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë Jorida Tabaku deklaroi se “ministri i Financave i gënjeu sot shqiptarët, kur u tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur, duke dashur të fshehë të vërtetën se ekonominë sot po e financon droga dhe krimi. Deklaratat e Ahmetajt nuk janë të vërteta, sepse, sipas të dhënave të INSTAT-it, lejet totale të ndërtimt për vitin e kaluar janë 819, duke u rritur me 88 % apo 384 leje më shumë.  Pjesën më të madhe e zë Bashkia e Tiranës, ku lejet e ndërtimit në Tiranë janë rritur ndjeshëm që pas ardhjes së Erion Veliajt në Bashki, çka përkon edhe me zbatimin e projektit politik të Ramës për kanabizimin e vendit. Vetëm për qytetin e Tiranës lejet e ndërtimi kapërcyen nga 90 në vitin 2015 në 106 leje ndërtimi për 2016 dhe 231 për vitin e shkuar. Pra ka një rritje me 260 përqind për dy vjet. Ministri Ahmetaj gënjen kur flet edhe për vlerën e investuar në ndërtim për Bashkinë e Tiranës, sepse në 2015-ën, vit të cilit ai iu referua, INSTAT=i nuk e maste këtë tregues. Sipas të dhënave të INSTAT-it vlera totale e shumës së investuar për ndërtim në Tiranë prej tremujorit të fundit 2016 është mesatarisht 32 mld lekë. Përsa i përket kredise për biznese për ndërtim nuk ka rritje. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se nuk ka rritje të kreditimit për bizneset dhe se ato po përdorin burime alternative”.

“Nevoja e Ministrit të Financave për të gënjyer lidhet ngushtësisht me nevojën e Edi Ramës për t’u fshehur shqiptarëve faktin e rëndë se paratë e pista të krimit dhe të drogës po investohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit.  Bashkia e Tirnaës është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit, ndërsa gjatë qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria është shndërruar në nyjën kyçe të trafikut të drogës. Pas kanabisit, krimi i organizuar me mbështetje qeveritare po trafikon kokainë dhe heroine”, shtoi ajo.

Sipas Tabakut, Arben Ahmetaj gënjeu edhe kur flet për rritjen e punësimit më 1 shifër, duke premtuar rritjen e punësimit me 150 mijë persona. Ky është njësoj mashtrim si premtimi i pambajtur i 5 vjetëve më parë për punësimin e 300 mijë shqiptarëve. E vërteta është se këto 5 vjet Edi Rama ka detyruar të largohen në emigrim 220 mijë shqiptarë. Për të mbuluar gjendjen e rëdnë të papunësisë, qeveria ka mashtruar Eurostatin dhe ka deklaruar se në tremujroin e trete të vitit te kaluar, punësimi është rritur me 8 mijë përsona që, po sipas të dhënave të INSTAT-it, janë përsona mbi 64 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here