Situata nga zjarret/ 16 vatra janë shuar, 2 mbeten ende aktive

0
161

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shuar 16 vatra zjarri, ndërsa dy prej tyre janë ende aktive. Njoftohet se, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,
në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,
në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,
në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.
Kurse, aktive vijojnë të mbeten vatrat në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here