60 kg kokainë e fshehur në qymyr në Durrës, riarrestohet marinari rus, ja çfarë i zbuloi policia në celular

0
131

Një ditë më parë u liruan 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Portin e Durrësit, të fshehur në ngarkesën me qymyr. Megjithatë një prej tyre është riarrestuar.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë të ditur se në pranga është vënë marinari rus Grigory Gorbunov. Nga këqyrja e celularit të rusit janë konstatuar materiale pornografike me të mitur.

Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale ndërsa është njoftuar edhe pala ruse. Në celularin e marinarit rus janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe, foto dhe video rreth aktivitetit të tij kriminal të pornografisë me të mitur

Ndërsa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje që të dalë përballë gjykatës, anija është larguar bashkë me 13 marinarët e tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here