Atak në zemër. Vdes ish sulmuesi i Barcelonës, golashënuesi historik në La Liga

0
207

Ish-“ylli” i Barcelonës, Enrique Castro ka nderuar jetë në moshën 68-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

Vdekja e legjendës ka trishtuar shumë tifozë dhe lojtarë të klubit të Barcelonës, pasi Enrique Castro renditet në vendin e 8-të me më shumë gola në historinë e La Ligas, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

Enrique Castro kaloi pjesën më të madhe të karrierës te klubi i Sporting Gijon (1968-1980), ndërsa më pas ai u bë pjesë e Barcelonës ku qëndroi për 4 vite në “Camp Nou”.

Sulmuesi iberik do të mbahet mend gjatë pasi gjatë 448 ndeshjeve arriti të shënojë 219 gola duke u bërë në këtë mënyrë një ndër golashënuesit më të mirë në Spanjë.

Gjithashtu Enrique Castro ishte një ndër sulmuesit kryesorë të Spanjës gjatë viteve 1970-1980.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here