Skandal. Lufte me te varfrit.Faturat e ujit do të rriten, parashikimi për ta çuar në 36 mijë lek në muaj

0
244

Qytetarët mund të përballen shumë shpejt me tarifa më të shtrenjta të ujit. Enti Rregullator i Ujit thotë se mund të shkohet në faturë mujore që arrin deri në 5 për qind të shpenzimeve mujore të një familjeje shqiptare.

Baza e matjes së shpenzimeve është marrë nga INSAT dhe llogaritet mbi 70 mijë lekë në muaj.

“Ne gjatë punës tonë marrim si kriter bazë, 5 për qind të shpenzimeve për familje dhe akoma kemi goxha hapësirë për këtë punë”, thotë kreu Entit Rregullator, Ndriçim Shani.

Nëse merret për bazë që shpenzimet mesatare të një familjeje në Shqipëri janë mbi 70 mijë lekë në muaj, atëherë me metodologjinë e re të vendosjes së tarifave që kërkon Enti Rregullator i Ujit, fatura mujore mund të shkojë mbi 3600 lekë për klientët familjarë.

Kjo do të sillte nga trefishim deri në rritje me një të tretën e faturës për çdo konsumator. Çmimet e furnizimit publik me ujë vendosën nga Enti i Ujit, pas propozimeve që vijnë nga pushteti lokal që administron ujësjellësat.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here