E rëndë/ I heqin ndihmën ekonomike sepse mbledh kanaçe! Vuajtjet e babait që rrit 2 fëmijë pa nënë

0
181

Reforma me ndihmën ekonomike ka përfshirë edhe bashkinë e Elbasanit. Mbi 400 familje së fundmi nuk trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa arsyet e largimit janë nga më të ndryshmet, shpesh edhe absurde.  Një rast i tillë është edhe  kryefamiljati Taulant Lushnjani nga qyteti i Elbasanit.

Prej dy muajsh ai thotë se nuk merr ndihmë ekonomike pasi e akuzojnë si abuzues, sepse është i vetëpunësuar. prej katër viesh, 41-vjeçari tha se për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, detyrohet të mbledhë kanaçe, pavarësisht se është ditë apo natë.

Ai duhet të jetë edhe nënë edhe baba për dy fëmijët e tij sepse bashkëshorja ka vdekur që pas lindjes së vajzës ndërsa jeton në një hyrje pallati në një shtëpi që nuk është e tija, duke e ndarë me motrën.

“Ndihma ekonomike është hequr që në janar 2018. argumenti ka qënë se unë jam i vetëpunësuar duke mbledhur kanaçe dhe bidona dhe quhem abuzues dhe nuk jam përfitues i kësja ndihme.

Zgjidhje tjetër nuk kam. punoj me lokalet që kam në Elbasan. shtëpi nuk kam, jetoj në shtëpinë e prindërve. Jam i pastrehë.

E vetmja e ardhur është KEMP-i që merr djali dhe më të duhet të blejë medikamente. merakun e vetëm ka sigurimin e ushqimit ndërsa për të tjerat i ndihet borxhli fqinjëve.

“Djali ka probleme, merr 10 mijë lekë në muaj. Kjo është e ardhura ime, vetëm për ta ushqyer. për gjëra të tjera jetike, veshmbathje, jo…Me anë të shokëve që më ndihmojnë, me veshmbathje…

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai pret me frikë nisjen e reformës së ujit.  As vetë nuk e di sa ëhstë debitor, por ai është gati të shkojë në burg vetëm që shteti të kujdeset për fëmijët e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here