Rama poston VIDEO-n/ Gënjeshtrën ia zbulon kriza ekonomike…

0
123

Kryeministri Edi Rama reagoi sot, pasi një video u bë virale në rrjetet sociale.

Në video shihet Rama teksa gënjen hapur për paketën e tretë të ndihmës, të cilën e pati premtuar në prill.

Por tani, Rama thotë se nuk ka gënjyer, pasi ka thënë se do jepej një paketë e tretë duke parë situatën ekonomike.

Në mënyrë paradoksale, Rama pretendon se situata ekonomike është mirë, ndërkohë që ekonomia është rrënuar dhe po përjeton ditët më të vështira në dekada.

Një ditë më parë, vetë biznesi kërkoi një paketë të tretë ndihme, kurse ata pak qytetarë që janë ndihmuar, as nuk e kanë ngritur kokën për t’i dhënë impuls konsumit.

Të gjithë të dhënat ekonomike që publikohen për vendin tonë këto dy javë janë shokuese.

“MJAFTON TË NXJERRËSH GJYSMËN E NJË FRAZE TË VËRTETË NGA GOJA E TJETRIT, PËR TË PËRHAPUR NJË GËNJESHTËR TË MADHE NDAJ TIJ!

#GjysëmTëVërtetatGënjeshtratMëTëMëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD&Co”, shkruan Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here