E rëndë ajo që po ndodh në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim…”

0
307

Lufta në Siri ka shkaktuar viktima të shumta. Lufta vijon dhe fëmijët luftojnë për të mbijetuar.

Bombardimi 5 ditor nga forcat qeveritare siriane thuhet se kanë vrarë më shumë se 300 civilë në zonën e Ghouta Lindore të mbajtur nga rebelët.

Qeveria po përpiqet që të pastrojë nga rebelët zonën, që është shtëpia e rreth 393,000 njerëzve. Dhe këta fëmijë janë pjesë e kostos së njeriut.

BBC ka titulluar reportazhin e saj mbi fëmijët në Siri: “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim.”

Një reportazh dedikuar fëmijëve sirianë. Noor dhe Alaa janë dy  nga fëmijët, shtëpia e të cilëve është goditur nga një sulm ajror.

“Aeroplanët luftarakë bombarduan shtëpinë tonë”,  thonë fëmijët, që kanë marrë plagë nga shpërthimet.

“Sulmet e trupave qeveritare janë të pamëshirshme”, shkruan BBC, duke shtuar “fëmijët janë viktimat.”

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, shprehet doktoresha Amani Balour, ndërsa pacientët shtohen çdo ditë.

Një nënë me lotë në sy thotë se po pret djalin e saj t’i vdesë.

“Të paktën do të shpëtojë nga dhimbet. Ai do të shkojë në parajsë. Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here