Përfshihen nga flakët tre apartamente në një pallat 12 katësh te ‘Farmacia 10’

0
146

Tre apartamente në tre katet e fundit të një pallati 12 katësh në kryeqytet janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja tek një pallat në kryqëzimin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë që zjarrfikëset janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Mësohet se pallati është ende në ndërtim dhe raportohet se aktualisht aty nuk jeton asnjë familje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here