Pamje shokuese janë shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Vlorës. Në një ndër akset kryesore, pikërisht në bulevardin Vlorë-Skelë, tre goca janë përfshirë në një sherr të ashpër. Viktimë e dhunës është njëra nga gocat që ka qenë duke ecur në trotuar në momentin që dy agresorët i afrohen dhe e godsin me grushta. Sic shihet qartë nga pamjet e dhunuara nuk ka reaguar.
Video është shpërndarë nga qytetarë në rrjetet sociale, ndërkohë që përvec komenteve cdokënd që e shikon e shoqëron kureshtja e madhe se për cfarë arsye mund të arrihet drejt këtij reagim që nuk i shkon aspak natyrës së femrës.