Vajza kujdes! Papritur mund ta shihni veten në një film porno

0
297

Deepfake konsiston në krijimin e pornografisë së rreme, pra filmimeve pornografike që retushohen duke ndryshuar pamjen e protagonistëve.

Në fillim zëvendësimi bëhej duke përdorur fytyrën e aktoreve të njohura. Për ta bërë këtë duheshin kompjuterë të mirë dhe njohuri të mjaftueshme në përdorimin e programeve të caktuar.

Tani është në qarkullim edhe një aplikim për smartphone që u lejon të gjithëve të realizojnë lehtësisht filma pornografikë falsë, duke përdorur imazhin e kujtdo.

Filmimet e falsifikuara krijohen duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe më hollësisht një algoritëm të “machine learning” ; pra krijohen automatikisht”.

Në Amerikë çështja ka marrë përmasa të mëdha. Artiste të famshme si Scarlett Johansson dhe Taylor Swift janë rebeluar, duke e denoncuar këtë fenomen.

Një zëdhënës i Twitter riafirmonte në një intervistë për faqen e specializuar Motherboard, se “rrjeti social çaktivizon çdo llogari që publikon fotografi apo video intime të prodhuara apo shpërndarë pa miratimin e subjektit të përjetësuar”. Pra, do të pezullohet çdo llogari që poston ”fakeporn”.

Edhe një faqe shumë popullore si ”Reddit” sapo ka mbyllur forumin e vet “deepfakes” ku publikoheshin video të ndryshme apo edhe foto të këtij lloji.

“Janë dy sinjale të rëndësishme. Por nuk mjafton”  – shkruan gazetari Gigio Rancilio dhe shton:

“Të gjithë e dimë që filma të caktuar mund të shpërndahen në shumë rrjete të tjera sociale, platforma apo edhe në mijëra mënyra të tjera. Mjafton një link përmes WhatsApp, Messenger, e-mail apo përmes të hackuarit sms-në për të baltosur një njeri. Që shpesh është një femër. Mjafton fotoja juaj dhe pak minuta pritje. Mjafton një hiçgjë për një person që nuk ka bërë asgjë, që të baltoset dhe madje të shkatërrohet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here