Në Vigjilie të Shën Valentinit – “Ndreqje Gabimesh”, poezia e teatri bëhen bashkë në interpretimin e Fllokos dhe Koroveshit

0
205

Në Vigjilie të Shën Valentinit vepra poetike e Arian Lekës “Ndreqje Gabimesh”vjen nëpërmjet interpretimit skenik të Timo Flloko dhe Kristian Koroveshi. Monologjet dhe dialogjet mes tyre do të shoqërohen gjithashtu edhe nga balerina Akreoma Saliu dhe muzika e autorit austriak Gustav Mahler, “Adagietto” e Simfonisë V, një letër dhe partiturë dashurie e pasionit më të thellë që kompozitori i kushtoi dashurisë – tradhtisë së tij, Alma Schindlerit. “Ndreqje gabimesh”, poema e dashurisë nga Arian Leka do të përcjellë emocione pikërisht pak orë para mbërritjes së ditës të të dashuruarve. Një shfaqje ku bëhet bashkë teatri dhe poezia dhe do të shkrihen në një të vetëm për t’i folur dashurisë.  Sot në mbrëmje në orën 19:00 do të ngjitet në skenën e sallës së Koncerteve të Katedrales Ortodokse Tiranë duke bërë bashkë edhe artistët Timo Flloko, Kristian Koroveshi dhe balerinën Akreoma Saliu, që sjell në këtë premierë veprën poetike.

“Ndreqje Gabimesh”

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës, vendosur poetikisht në të gjitha rolet dhe format e shfaqjes së saj. Kjo vepër është përkthyer në 16 gjuhë si spanjisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, hungarisht, rumanisht, finlandisht, italisht, arabisht, serbisht etj. Arian Leka (1966) është autor i disa vëllimeve me poezi e poema, i mjaft eseve, artikujve publicistikë mbi kulturën. Ndër botimet kryesore të këtij autori përmenden librat me tregime: “Ky vend i qetë ku s’ndodh asgjë” (1994); “Veset e të vdekurve” (1997); romani “Gjarpri i shtëpisë” (2008); vëllimet me poezi: “Anija e gjumit” (2000); “Strabizëm” (2004); “Libër deti” (2009), si dhe disa botime me ese, ritregime legjendash dhe vjersha për fëmijë. Krijimtaria letrare e Arian Lekës është nderuar me disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është botuar në anglisht, italisht, frëngjisht, rumanisht, kroatisht, gjermanisht, bullgarisht. Arian Leka është themelues i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë dhe Letërsisë “Poeteka”, si dhe botues i revistës poetike me të njëjtin titull. Ai është gjithashtu përkthyes i C. Pavese, D. Campana, E. Montale, S. Quasimodo etj. Këtu mund të lexoni një: fragment (poemë) nga libri.  Shkrim rreth poemes: “Njerëzit nuk kanë frikë vdekjen, kanë frikë shëmtimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here