De Biazi: Si e ndihmova Ermal Metën me vota për të fituar Sanremon

0
173

Xhani de Biazi, ish-trajneri i shquar i Kombëtares shqiptare, që sot ka edhe nënshtetësinë tonë, është kënaqur që Ermal Meta dhe Fabricio Moro fituan në Festivalin e Sanremos.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” ish-trajneri kuqezi thotë se vitin e kaluar një kushëriri i tij që ka 4 restorante në Berlin, jo vetëm që e mikëpriti Ermalin për dy ditë, por iu kërkoi të gjithë miqëve të tij që ta votonin.

“Jam shumë i kënaqur për Ermal Metën. Vitin e kaluar ai arriti i treti, ndërsa këtë vit mori një fitore të madhe. Vitin e kaluar, një kushëriri im që ka 4 restorante në Berlin dhe që njihej mirë edhe me Ermalin, e mikëpriti atë për 2 ditë dhe u kërkoi të gjithë miqëve të tij që ta votonin. Më vjen mirë që Ermali ia doli këtë vit. Bashkëpunimi mes italianëve dhe shqiptarëve nuk sjell sukses vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera të jetës”, tha De Biazi për gazetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here