E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish-ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka folur për strategjinë e Zgjerimit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjosha tha se Shqipëria duhet të ishte pjesë e strategjisë për vitin 2025, por sipas saj KE do rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ish ministrja ka dhe një apel për qeverinë teksa tha se hapja e negociatave për anëtarësimin në BE nuk duhet të përdoret si triumf.
Faza kryesore është qershori dhe unë doja t’ju them se ne kemi shumë probleme me imazhin në botë. Para se të flasim për standarde pozitive ne duhet të flasim për problematikat që ekzistojnë. Nuk kemi asnjë raportim për 5 prioritet kryesore. Për t’u çelur negociatat me BE duhet të zbatohet reforma në drejtësi dhe vettingu. Ligjet e reformës kanë probleme me implementimin. Çështja e kanabisit është një nga plagët e Shqipërisë”-tha Gjosha