Humbën jetën sot në aksident, dalin FOTOT e babait dhe dy vajzave 14 e 9 vjeçe, kishin ardhur nga Greqia dhe sot do shkonin në plazh

0
125

Familja Gusshi nga Patosi, Fier u shua sot në një aksident që ndodhur në autostradën e Vlorës. Kryefamiljari Eduart Gushi, bashkëshortja Silvana Gushi dhe dy vajzat Anastasia dhe Eva, udhëtonin me makinën e tyre tip Toyota, kur u përplasën nga tre të rinj që udhëtonin me Audi.

Në rrejtet sociale, janë dhe fotot e tre nga katër viktimat e aksidentit të sotëm.

Dy motrat 14 dhe 9 vjeçe shihen në një foto duke pozuar me njëra tjetër, ndërsa në foton tjetër babai Eduart Gushi i dhuron një lule vajzës së vogël, Evës 9 vjeçare.

Familja Gushi pak ditë më parë kishte ardhur nga Greqia dhe sot ishin nisur për të kaluar fundjavën në Vlorë. Fatkeqësisht, aksidenti tragjik u preu në mes rrugën dhe jetën, dy prindërve dhe dy vajzave të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here