Në gjurmët e Ramës,Veliaj rikthen bojatisjen e fasadave në Tiranë/ Ja çdo të ndodhë…

1
170

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka rikthyer kohën e lyerjes së fasadave, duke ecur në gjurmët e Edi Ramës, i cili për 11 vjet drejtoi bashkinë më të madhe në vend dhe pothuajse një mandat të tijin në këtë funksion ia kushtoi vetëm fasadave.

Rama e nisi punën me fasadat që kur ishte ministër i Kulturës dhe e vijoi më pas kur morri mandatin e parë si kryebashkiak duke aplikuar lyerjen e pallatave me ngjyra të ndryshme.

Tashmë, projektet e Ramës me fasadat janë rikthyer nga kryebashkiaku Veliaj.

Përmes Ndërmarrjes së Dekorit, Bashkia e Tiranës, njofton të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit.

Afati i fundit i dorëzimit të ideve dhe të formularit të aplikimit do të jetë data 28 shkurt 2018.

Këtij plani të ri të kryebashkiakut nuk do t’i shpëtojnë as bizneset, e vendosura në katet e para të pallateve, të cilat duhet të unifikojnë tabelat reklamuese dhe ndriccimin, sipas asaj që do të përcaktojë bashkia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. po i lyn me boj se kukulla e stalinit rama,dhe kukulla barbi e rames erionka nuk kan qfare tjeter te prezentojn,borgjin qe ju kan frrokve,doshit,prenges,balilit,habilajve per te bler vota nuk lejon gje tjeter te bejn pos fasad.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here