Falja e detit/ Qytetarët thirrje për protestë masive para zyrës së Edi Ramës

0
226

Deklaratat e zyrtarëve grekë se Greqia përfiton nga marrëveshja e ndarjes së detit me Shqipërinë kanë shkaktuar reagime të forta në Tiranë. Më shumë sesa klasa politike janë qytetarët ata që shprehen të revoltuar nga një pakt i tillë. Në adresën e kryeministrit Edi Rama në Facebook dhe të zyrtarëve qeveritarë ka me mijëra reagime që i cilësojnë bisedimet me Greqinë, si nëj tradhti kombëtare e qeverisë “Rama”.

Ndërkohë shoqatat dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë deklaruar se do të nisin aksionin kombëtar dhe protestat kundër marrëveshjes me Greqinë. “Protestë Masive për të ndaluar faljen e detit Greqisë. Të shtunën në 3 shkurt, ora 11:00 para Kryeministrisë!!”,– shkruan në facebook Aulon Kalaja, një aktivist i njohur i shoqërisë civile.

Pak orë pas publikimit të njoftimit me mijëra qytetarë anë konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin masiv para zyrës së Edi Ramës.  Ky është sinjali i parë i reagimit ndaj qëndrimit të qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë dhjetëra shoqata dhe aktivistë pritet t’i shtohen këtij tubimi. Qytetarët shprehen mjaft të indinjuar ndaj mënyrës sesi ka negociuar qeveria “Rama”. Pas dhënies së detit nga Sali Berisha para disa vitesh, kjo cilësohet nga qytetarët, si tradhtia më madhe kombëtare brenda pak kohësh.

Në apelin e shoqërisë civile theksohet se kjo nuk është një protestë e partive politike, por e qytetarëve.

Thirrja për protestë e aktivistëve të Shoqërisë Civile:

Thirrje për Protestë për të ndaluar faljen e detit Greqisë: Ditën e Shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

SHQIPTARE, PA DALLIME FEJE, KRAHINE, IDEJE, POLITIKE:

Duke parë reagimet tuaja ne lidhje me lajmin se Qeveria e Shqiperise i ka falur 12 milje ne det Greqisë, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtem i Greqise, per mediat greke, vendosem:

Te thërrasim nje proteste diten e shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

Kujdes! Proteste pa dallime politike. E përbëre vetëm nga ata qe e duan me zemër e shpirt atdheun tone. Mikrofoni i hapur për të gjithë. Proteste popullore, pa lider.

Unë edhe i vetëm do jem aty, sepse do t’a mbrojmë territorin e Shqipërisë në çdo cep, me çdo kusht dhe në çdo kohe.

Nëse je patriot, të lutem shpërndaje këtë status dhe fto sa më shumë shqiptare. Aty, të gjithë bashkë, do të vendosim për mjetet që do të përdorim për anulimin e kësaj marrëveshje. Mos harroni se çfarë ka thënë Ismail Qemali: “Ne nuk do të pranojmë asnjë të keqe për vendin tonë, as te madhe, as të vogël.” (Nga facebook i protestuesve)

Raportimi në mediat greke

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaron se është arritur dakordësi me Shqipërinë përsa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare.

Nikos Kotizas: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive bëmë 13 orë negociata në fazën përfundimtare. Kishim filluar të diskutonim më përpara dhe më pas i pamë gjërat më hollësisht në Kretë në negociatat katërditore dhe në Korçë.

Gazetari: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Kemi rënë dakord.

Gazetari: …sepse ka bërë deklarata z. Bushati që bënte përgjegjëse për marrëveshjen qeverinë e kaluar. Pra kur thoni keni rënë dakord, do të zgjeroni kufirin detar në 12 milje?

Nikos Kotzias: Bëhet fjalë për zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare. Po do ta bëjmë, por këto janë zonat bregdetare kombëtare.

Gazetari: Dhe më pas do të shpallni Zonën Ekonomke Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Sa per ZEE mund ta shpallim, pasi pala tjetër ka pranuar që gjithsesi kemi të drejtë 12 milje dhe këtë e ka pranuar pala shqiptare.

Kotzias ka deklaruar edhe njëherë se nuk është diskutuar çështja çame.

“Nuk e diskutuam. Pala shqiptare e shtroi, pala greke tha nuk e diskutojmë dhe aty mbaruam”, deklaroi ai.

Kotzias ka thënë gjithashtu se në marrëveshjet e bëra është edhe ajo e korrigjimit në bazë të udhëzimeve të komisioneve dypalëshe të teksteve shkollore në Shqipëri, të cilat do të fillojnë të qarkullojnë nga shtatori i këtij viti.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të Kryeministrit shqiptar brenda pak muajve, Kotzias ka shtuar se kjo është pasojë e negaciatave që u bënë me qartësi dhe durim, ndërsa ka mohuar zërat për ndërhyrje nga faktorë të huaj.

Duke quajtur arritje të mëdha çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, rindërtimin e Kishës në Himare dhe dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas, Kotzias ka bërë me dije se vizita e Tsipras në Tiranë për t’u takuar me homologun e tij shqiptar do të bëhet pak ditë para Pashkës ortodokse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here