Horoskopi kinez për muajin Janar, të papriturat për çdo shenjë

0
545

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shejën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Miu

Për jetën sentimentale nuk duhet te shqetësoheni aspak këtë muaj juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju dashuroje si kurrë me pare. Beqaret duhet te pranojnë te njihen me disa persona dhe me vone, pasi te mësojnë me tepër për ta, te vendosin për hapat qe do hedhin. Gjendja shëndetësore do jete edhe me e mire. Do jeni gjithë energji dhe ekuilibër. Financat do jene te turbullta ne javët e para, por çdo gjë do stabilizohet me shpejt nga sa mendonit. Ne pune do jeni te motivuar dhe do dini si te veproni ne çdo rast. Fati do jete me ne fund ne anën tuaj.

Bualli

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një muaj te begate. Mire do bëjnë t’i shprehin sa me shume ato qe ndiejnë sepse partneri do jete ne humor te mire dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret ka mundësi te fiksohen pa një personi i cili sapo është shkëputur nga dikush. Kujdes sepse një dashuri nuk harrohet brenda disa ditësh. Gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Buxheti do lere për te dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse ne te kundërt keni për te mbetur vetëm. Jeta profesionale do ketë vetëm përmirësime. Do ndiheni me fat gjate gjithë kohës.

Tigri

Ata qe janë ne një lidhje javën e pare do ketë debate te forta, por me pas do i kuptojnë gabimet dhe do bëjnë te pamundur për t’i zgjidhur. Do dashurohen me më tepër pasion. Beqaret me ne fund do e takojnë këtë muaj princin e tyre te kaltër dhe çdo gjë do jete shume me ndryshe. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund te keni probleme akoma me te mëdha. Kujdes! Financat do jene te kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. do ju duhet fillimisht te bëni disa sakrifica, por do ja vleje. Ne pune duhet te jene gjithë kohës vigjilente dhe te përfitoni nga çdo propozim qe do ju behet.

Lepuri

Nëse jeni ne një lidhje, këtë muaj duhet t’i merrni gjerat me seriozisht dhe te zgjidhni çdo gjë sa me shpejt te jete e mundur. Tregohuni me tolerante. Beqaret do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen duke mbetur kështu te vetmuar edhe për këtë periudhe. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te vuani nga migrena dhe mund te keni dhimbje te forta stomaku. Flisni sa me pare me mjeket specialiste. Gjendja e financave di vije duke u përmirësuar dalëngadalë. bëhuni te dhuruar dhe mos kërkoni gjithçka njëherësh. Ne pune do jeni me ambicioze dhe do bëni gjithçka te jete e mundur qe te arrini ku doni.

Dragoi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete goxha konfliktuale këtë muaj. Do ndiheni here pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rruge. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume e kane pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jete delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shume pjese te trupit. ne planin financiar duhet te tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur te mos arrini rezultatet e pritura. Ne pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni te pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri ne datën 18 do lodheni jashtë mase.

Gjarpri

Këtë muaj do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift. Do lini pas çdo gjë tjetër për te kaluar sa me tepër kohe me partnerin. Zemra do jete gjithë kohës e mbushur me gëzim. Beqaret do kenë disa probleme me miqtë dhe nuk do jene gati te bëjnë njohje te reja. Gjithësie nga mesi i muajit mund te marrin disa ftesa te papritura. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te keni dhimbje stomaku dhe gazra. Konsumoni kumbulla te thata. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Ne disa momente mund te keni edhe vështirësi. Ne pune do i keni idetë e qarta dhe do dini çfarë te bëni për te arritur majat.

Kali

Nëse nuk mundoheni t’i zgjidhni sa me pare problemet qe keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohe, gjerat do ndërlikohen me tepër këtë muaj. Pjesa me e madhe e beqareve do jene te pafat ne dashuri dhe sado qe te mundohen nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje. Shëndeti mund te ketë shqetësime te cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave. Ne planin financiar mund te mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për te nesërmen qe do vije. Ne pune do ju duhet te luftoni fort e madje te qëndroni edhe me orare te zgjatura ne mënyrë qe te arrini objektivat. Nuk do jete e lehte, por ne fund do ja dilni.

Dhia

Jeta juaj ne çift do jete e shume e mire gjate këtij muaji. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe gjithçka do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë nevojën për te pasur një person tjetër ne krah. Shëndeti do ketë edhe periudha delikate. Lodhja do krijoje disa shqetësime dhe stresi gjithashtu. Kujdesuni me tepër për veten tuaj. Financat do jene gjithë kohës te trazuara kështu qe tregohuni te matur me shpenzimet. Ne pune do ketë jave te vështira dhe mjaft te ngarkuara. Duhet te jeni bashkëpunues me koleget dhe te mateni para se te hidhni hapa.

Majmuni

Këtë muaj do i përkushtoheni tërësisht partnerit tuaj dhe do kaloni momente fantastike me te. Problemet e se shkuarës do i zgjidhni menjëherë dhe do jeni te qete. Beqaret do njihen me persona te pashëm, por pa asnjë vlere dhe pa te ardhme. Kujdes! Mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni. Shëndeti do varet nga mënyra sesi ju do silleni me veten. Po nuk u kujdeset dhe po nuk u çlodhet here pas here do ndiheni te dërrmuar dhe mund te keni shqetësime. Ne planin financiar gjithashtu priten probleme. Ne pune klima yjore do jete me e favorshme se me pare. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe do ja dilni mbanë.

Gjeli

Jeta ne çift nuk do jete gjithë kohes e mire këtë muaj kështu qe kujdes me çdo hap qe do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për te arritur askund. Beqaret do enden sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund te gjejnë një person qe do ju përshtatet. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por qe do kalojnë shpejt fale edhe përkujdesjes se familjareve tuaj. Për financat do jete muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm ne një mënyrë te habitshme. Ne pune do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka qe keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen.

Qeni

Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju qe jeni ne një lidhje. Here pas here mund te keni debate te forta me partnerin edhe për gjerat me elementare. Beqaret duhet te jene me te hapur dhe jo shume kërkues sepse nuk kane për ta ndryshuar lehtësisht statusin. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mundohuni te ulni ynyrnat sepse do keni probleme serioze me tensionin. Buxheti nuk do jete i keq. Do dini si t’i bëni me maturi te gjitha shpenzimet dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Ne pune do keni energjinë e duhur për te ecur përpara dhe asgjë nuk do iu ndale.

Derri

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e paqëndrueshme këtë muaj. here do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë te qëndroni pranë njeri-tjetrit e here do debatoni ashpër për gjera elementare. Beqaret do e gjejnë personin e duhur, por ne ditët e fundit te muajit. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni goxha shqetësime sidomos nga dhembet. Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jete ajo çka do ju qetësojë. Ne pune do ju dalin vështirësi te njëpasnjëshme ne çdo moment. Nuk do ndiheni te qete gjate vazhdimit te projekteve qe keni nisur. Kërkoni ndihme pa qene vone.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here