Arrestohet një shqiptar dhe një grek, u sekuestrohet 407 kilogramë marjuanë

0
132

Një 38 vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek 30 vjeç, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike, u arrestuan nga policia greke në kuadër të një operacioni antidrogë në portin e Pireut, ku u sekuestruan 407 kg marjuanë.

Mësohet se lënda narkotike ishte maskuar në thasë me oriz, ndërsa destinacioni final i drogës ishte Holanda.

Mediat greke, të cilat i referohen policisë, shkruajnë se vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 4 milionë euro, nëse do të arrinte të shitej në treg.

Policia gjithashtu sekuestroi një pajisje që shërbente për përpunimin dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.

Mediat raportojnë se për transportin e drogës ishte menduar rruga përmes dokumenteve tregtare fallse, ndërsa po hetohet nëse më parë është përdorur ose jo ky truk për të kaluar lëndë narkotike në drejtim të vendeve të ndryshme të BE-së.

Sipas policisë greke, në këtë rrjet të trafikut të drogës janë përfshirë disa persona, ndërkohë që po hetohet, pa dhënë identitetet e të dyshuarve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here