Ish-Presidenti: Zgjedhja e Markut si kryeprokurore, dhunim flagrant i Kushtetutës

0
160

Ish-Presidenti i vendit Bujar Nuishani në një intervistë për “ABCNEWS” tha se zgjedhja e Kryeprokurores së përkohshme ishte shkelje e Kushtetutës.

“Zgjedhja e Markut ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. EURALIUS dhe OPDAT nuk kanë të drejtë të interpretojnë Kushtetutën”, tha ai. Më tej ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ushprehur se prezenca e qytetarëve të shtunën ishte mesazhi kryesor i protestës.

“Mesazhi kryesor ishte prezenca e qytetarëve në protestë, ndërsa mesazhi i liderëve unë nuk besoj se ishte fokusi i kësaj proteste. Prezenca ishte shumë e madhe krahasuar në protestat këtyre 5-6 vitet e fundit. Masiviteti ishte një shenjë e mirë, si një rizgjim i shoqërisë shqiptare”, tha Nishani.

Nga ana tjetër Nishani është shprehur nuk ka ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Sipas tij, ky debat e zhvendos debatin real që është keqqeverisja. “Ndoshta ky nuk është rasti.

Jam pyetur gjithmonë nga gazetarët, ndoshta kjo prej një profili që kam mbajtur në jetën publike, dinamik edhe e kam thënë gjithmonë atë që kam dashur pa pretenduar se ajo ishte më e drejta dhe vendimi më i mirë, por kam thënë dhe kam bërë atë që kam besuar realisht.Por edhe njëherë duhet ta përsëris. Partia Demokratike e ka një kryetar e ka të zgjedhur në mënyrë legale me mbështetje masive. Nuk ka kontestim nuk ka një vakancë, nuk ka një përplasje. Unë besoj se debati për kryetarin e zhvendos debatin real që është sot keqqeverisja”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here