Njoftim për shpallje ankandi për 6 pasuri

0
178

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

Nr. _______ Prot                                                                         Tiranë, më 27.08.2019

Nr.    1360, 1361   Dosje

 

SH P A LL J E

 

 (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHËM NË ANKAND)

 

Unë, Altin Vako, me detyrën e Përmbaruesit Gjyqësor, në referim të Urdhërave të Ekzekutimit Nr. 5321 Akti, datë 08.09.2016 dhe Nr. 542 Akti, datë 02.02.2016 të lëshuar prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam vënë në ekzekutim këta urdhëra, duke i regjistruar në dosjet përmbarimore Nr. 1360, dhe Nr. 1361 datë 20.05.2019 kërkesën e kreditorit “BANKA e TIRANËS” Sh.a., ndaj debitorit, Shoqërisë “MOBAL ALBANIA” sh.p.k,  dorëzanësve Z. Ilias Panagiotis Kastsouris dhe Shoqëria “START 4G” Sh.p.k dhe Hipotekuesit Shoqëria “KAMA INVEST” Sh.p.k, në lidhje me titullin ekzekutiv, Kontratë për Dhënie Kredie Bankare në një Llogari Huaje Nr. SM 257/09.07.2014, Nr. 1797 Rep, Nr. 1055 Kol, datë 07.08.2014 ndryshuar me Ndryshim Kontrate për Dhënie Kredie Bankare në një Llogari Huaje në Kontratë për Kredi Afatshkurtër Nr. SM 257/1/08.05.2015, Nr. 1109 Rep, Nr. 623 Kol, datë 22.05.2015, Kontratë për Dhënie Kredie Bankare në një Llogari Rrjedhëse (overdraft) Nr. SM 172/27.12.2013 me Nr. 172 Rep, Nr. 93 Kol, datë 29.01.2013, ndryshuar me Shtojcë Kontratë për Dhënie Kredie Bankare në një Llogari Rrjedhëse (overdraft) Nr. SM 172/1/09.07.2014  dhe ndryshuar me Shtojcë Kontratë për Dhënie Kredie Bankare në një Llogari Rrjedhëse (overdraft) Nr. SM 172/2/08.05.2015 me Nr. 1098 Rep, Nr. 618 Kol, datë 22.05.2015.

Me përmbushjen konform ligjit të të gjithë hapave të parashikuara dhe të kërkuara proçeduriale, si edhe me përfundimin e afatit të fundit të procesit të ekzekutimit të detyrueshëm parashikuar në nenin 567 të K.Pr.Civile,

 

KONSTATOVA

Se debitori Shoqërisa “MOBAL ALBANIA” sh.p.k, dhe  dorëzanësit Z. Ilias Panagiotis Kastsouris dhe Shoqëria “START 4G” Sh.p.k dhe Hipotekuesit Shoqëria “KAMA INVEST” Sh.p.k, nuk i është përgjigjur në asnjë rast detyrimit që mbartin kundrejt kreditorit, si edhe të gjitha njoftimeve të cilat i janë bërë me dije nga përmbaruesi gjyqësor.

Lidhur sa më sipër, referuar neneve 568 dhe 570 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe nenit 32 (pikat b.c) të Ligjit Nr. 10031, Datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” bëj këtë

SHPALLJE

 Per shitjen ne ankand te sendeve te paluajtshem, si me poshte treguar:

  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 1,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/14, Volumi 11, Faqe 231.
  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 3,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/15, Volumi 11, Faqe 232. 
  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 2,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/16, Volumi 11, Faqe 233. 
  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 3,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/17, Volumi 11, Faqe 234. 
  • Lloji i pronës: Arë me sip. 3,750 m².
  • Vendi i ndodhjes: Fushë-Prezë, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamëz – Vorë, Zona Kadastrale: 1669, Numri i Pasurisë: 155/1/13, Volumi 6, Faqe 70. 

Në pronësi të Shoqërisë “KAMA INVEST” Sh.p.k me Nr. NIPT-i: K71724008R

  • Lloji i pronës: Arë me sip. 2,950 m².
  • Vendi i ndodhjes: Fushë-Prezë, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamëz – Vorë, Zona Kadastrale: 1669, Numri i Pasurisë: 155/26, Volumi 7, Faqe 8 

Në pronësi të Shoqërisë “MOBAL ALBANIA” Sh.p.k me Nr. NIPT-i: K71523018N

Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i 

INFORMUAR SE

  1. Çmimi i sendit të paluajtshme që shitet ka vlerën si më poshtë treguar:

Pasuria Nr. 1:

  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 1,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/14, Volumi 11, Faqe 231. 

Në vlerën prej 4,297,920 (katër milion e dyqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e njëzet) LEK

Pasuria Nr.  2: 

  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 3,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/15, Volumi 11, Faqe 232. 

Në vlerën prej 12,112,320 (dymbëdhjetë milion e njëqind e dymbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) LEKE 

Pasuria Nr.  3: 

  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 2,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/16, Volumi 11, Faqe 233. 

Në vlerën prej 10,256,400 (dhjetë milion e dyqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind) LEKE 

Pasuria Nr.  4: 

  • Lloji i pronës: Ullishte me sip. 3,100 m².
  • Vendi i ndodhjes: Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Rurale 1, Zona Kadastrale: 2704, Numri i Pasurisë: 541/17, Volumi 11, Faqe 234. 

Në vlerën prej 12,112,320 (dymbëdhjetë milion e njëqind e dymbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) LEKE 

Pasuria Nr.  5:

  • Lloji i pronës: Arë me sip. 3,750 m².
  • Vendi i ndodhjes: Fushë-Prezë, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamëz – Vorë, Zona Kadastrale: 1669, Numri i Pasurisë: 155/1/13, Volumi 6, Faqe 70. 

Në vlerën prej 10,989,040 (dhjetë milion e nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyzet) LEKE

Pasuria Nr.  6:

  • Lloji i pronës: Arë me sip. 2,950 m².
  • Vendi i ndodhjes: Fushë-Prezë, Tiranë.
  • Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamëz – Vorë, Zona Kadastrale: 1669, Numri i Pasurisë: 155/26, Volumi 7, Faqe 8

Në vlerën prej 8,644,720 (tetë milion e gjashtëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet) LEKE

  1. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është zyra e Përmbaruesit Gjyqësor Altin Vako (Person Fizik), e cila gjendet në adresen:

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla 5, Kati VIII, Numër.37 – Tiranë.

  1. Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri me datë 09.2019. 
  1. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 15 – ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 09.2019 duke u mbyllur ne oren 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.
  1. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të Personit Fizik Altin Vako prane “Banka e Tiranës” Sh.a., në Nr. e Llogarisë: 0120-319924-100 dhe IBAN: IBAN: AL97 2061 1028 0000 1203 1992 4100

KJO SHPALLJE AFISHOHET NË

  • Bashkinë Tiranë
  • Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  • Adresen e sendeve të paluajtshëm që shiten: Fushë-Prezë, Mjull-Bathore, Tiranë.
  • Zyrën e Përmbaruesit Gjyqësor Altin Vako (Person Fizik).

PËRMBARUES GJYQËSOR

ALTIN VAKO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here