“Humbja e një viti akademik është e njëjtë me rrëzimin e qeverisë”

0
134

Rezart Prifti, pedagog në Fakultetin Ekonomik në një intervistë për studion e Ora News tha se pedagogët e kanë të thjeshtë kundër qeverisë; auditoret bosh në fund të ditës. Sipas tij, humbja e një viti akademik është e njëjtë me rrëzimin e qeverisë.

PriftiPedagogët të thjeshtë e kanë, në fund të ditës auditorit bosh. Imagjino çfarë do të thotë të mos prodhon 1 vit njerëz për tregun e punës. Interesat e njerëzve që janë të lidhur me këtë segment tregu janë shumë të mëdha. Nëse anulohet një vit akademik është njësoj sikur të binte qeveria. Sa më shpejtë që të jetë e mundur, ato VKM diletante, e para e tratojnë pedagogun si palaço dhe e dyta tregojnë paaftësinë e këtyre njerëzve. Këto VKM bien ndesh me ligjin që këta kanë miratuar. Kjo është perlë. Të bësh vet ligjin dhe të nxjerrësh VKM për të kundërshtuar po ligjin tënd. Një është plagjiatura. Dy, vlerësimi i performancës së pedagogëve. Ministrisë i lejon ligji të mbajë vetëm regjistrin e titujve akademikë. E dyta, vlerësimi i pedagogëve. Këtë nuk mund ta bëjë qeveria. Ne kemi nevojë për kushte optimale. Nuk mungojnë paratë, është mungesë vullneti dhe vizioni nga drejtuesit tani dhe batakçinj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here