Meta takon Edita Tahirin: Pavarësia e Kosovës, arritje madhore për stabilitetin e rajonit

0
98

Presidenti i vendit Ilir Meta, në rrjetin social facebook njofton takimin e përmbyllur me ish-Zv/Kryeministren e Kosovës, Edita Tahirin. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë,-shkruan Meta.

Statusi:

Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here