Djali i ish-ministrit me makinë 100 mijë euro

0
390

Që ish-ministrat e Qeverisë së kaluar të Nikolla Gruevski kanë bërë jetë luksi kjo është dëshmuar me kohë. Por një jetë luksi dhe ëndrrash kanë bërë dhe ende po bëjnë fëmijët e tyre.

Sipas portalit Dokaz.mk, djali ish-ministrit të brendshëm, Mitko Çavkov nëpërmjet disa fotove shihet se çfarë jete ka jetuar dhe po jeton në një periudhë, kur vendi është në buzë të greminës dhe varfërisë.

Dokaz shkruan se Ivani, djali i Çavkovit vetëm njëra makinë që ka, kushton rreth 100 mijë euro. Bëhet fjalë për Mercedes Benz të tipit të ri, që rrallë mund të gjendet në Maqedoni.

Ai përveç Benzit shpesh është parë nëpër plazhet e bregdeteve të pasura dhe luksoze, me jahte dhe salltanete të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here