Tiranë, vidhet loto sporti, policia në kërkim të autorëve

0
168

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur ditën e djeshme një loto sport në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Dalip Topi”.

Mësohet se autorët kanë grabitur një sasi lekësh, ndërkohë që ende nuk dihet shuma e saktë që kanë marrë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës raportuan se lokali në fjalë është në pronësi të shtetasit me inicialet E.N., 37 vjeç. Sakaq, policia po heton rreth identifikimit dhe kapjes së autorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here