FOTO – ”Protesta madhështore e ndryu Ramën në vrimën e miut”

1
224

Një ditë pas protestës së frontit opozitar përpara kryeministrisë, ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se protesta madhështore e shqiptarëve dje “e ndryu në vrimën e miut”, Kryeministrin.

Duke publikuar një mori fotografish nga protesta e opozitës, Berisha e shoqëron me këtë shënim pikant:”Album me foto nga protesta madhështore që ndryu dje Edvin Kristaq Ramën në vrimën e miut!”

Ish-kryeministri e vlerësoi maksimalisht, protestën e 27 janarit për pjesëmarrjen mbi parashikimin, të qytetarëve nga katër anët e vendit. Dje, ai shkroi në rrjetet sociale duke publikuar videon: “Protesta e mbi 500 mijë qytetarëve, që ngriti peshë zemrat e mbarë shqiptarëve dhe llahtarisi narkoshtetin e Norieges! Mirënjohje të pakufishme për ata që morën pjesë në tsunamin popullor në Tiranë. Fitore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here