“Rusia, gati të njohë Kosovën”

0
201

Putin është gati të njohë Kosovën! Kështu shkruan gazeta “Blic” e Beogradit, që paralajmëron ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës.

“Rusia e ka shfrytëzuar gjithmonë Serbinë si trampolinë për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë, më shumë shtet e ka bërë Europa sesa Rusia. Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”, shkruan gazeta serbe.

E përditshmja e Beogradit shkon më tej, duke pohuar se Europa ka kontribuar më shumë për Serbinë: “Po të mos ishin investimet europiane, ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh. Vetëm në 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Europa hap çdo ditë fabrika të reja, duke punësuar serbë të shumtë”.

Politologu Cvetiçanin thekson për Blic-in se Putin, në një bisedë me partnerët e tij perëndimorë, ka thënë se “unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam President i Rusisë”.

Ndërkaq, historiani Srgjan Cvetkoviç, shprehet se në politikë zbatohen ligjet e interesit. “Blic” pretendon se ka mësuar se Rusia mund t’i bëjë lëshim Amerikës për Kosovën, në këmbim të Krimesë apo çështjeve të tjera botërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here