Vuçic: Edi Rama mbështet idenë time për…

0
156

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vazhdon të promovojë idenë e tij për tregun e përbashkët në rajonin e Ballkanit.

Sipas Presidentit serb, ky treg do të sjellë përfitime për të gjitha vendet, madje thotë se idenë e mbështet edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama dhe Vuciç u takuan kokë më kokë edhe në Samitin e Davosit që u mbajt në Zvicër.

“Vazhdoj të promovoj dhe të punoj për idenë time mbi një zonë ekonomike regjionale megjithëse e di se cila shtete janë kundër.

Kjo nuk është çështje politike, nuk është krijim i Jugosllavisë dhe Shqipërisë”, theksoi ai.

Kryeministri Edi Rama beson në një treg të tillë dhe shpesh ka folur edhe publikisht, ndërkohë që Kosova kundërshton fort një ide të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here