Masakron vëllanë, arrestohet 57 vjeçari fierak

0
271

Bektash Arapi, 57 vjeç u arrestua nga policia e Fierit, pasi masakroi vëllanë e tij me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Bektash Arapi, 57 vjeç, banues në Zhupan, Fier, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin H.A, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Fier u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here