Vlorë, 64-vjeçari kanos me armë zjarri djalin e tij për motive…

0
501

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Një 64-vjeçar nga fshati Mesaplik në Selenicë, ka kanosur me armë zjarri djalin e tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policisë dhe kanë arrestuar 64-vjeçarin Qani Gabaj.

“Shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.G., 36 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here