Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës, flasin mjekët

0
164

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital në Gjermani. Mediat në Prishtinë, duke cituar njerëz pranë kryetarit të LDK-së, thonë se mjekët i kanë rekomanduar Mustafës të vazhdojë edhe më tej trajtimin shëndetësor me terapi fizike.

Ish-kryeministri ka rreth katër javë që qëndron në Gjermani për kurim. Mjekët patën dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS). Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Por kjo është mohuar nga famijarët e tij, të cilët thonë se gjendja e Isa Mustafës është stabile dhe se ka nevojë vetëm për terapi fizike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here