Janë shënuar incidentet e para të Kryeministria ku është mbajtur protesta e opozitës. Mbështetës të PD dhe LSI kanë hedhur kaspollë në drejtim të Kryeministrisë.
Njëri prej tyre është shoqëruar nga policia, siç edhe e shikoni në foto.
Efektivët e policisë nuk kanë ndërhyrë duke shmangur kështu përplasjen me organizatorët e protestës së opozitës.
Kjo ka qenë edhe një nga porositë e Policisë së Shtetit për efektivët e pozicionuar përpara Kryeministrisë për mbarëvajtjen e protestës.