Kryeministri mbath çorape me rosakë të verdhë në Forumin Botëror të Davosit

0
249

Kryeministrit Edi Rama i ka dalë një konkurent i fortë në arenën ndërkombëtare: Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili ka nxjerrë nga sirtari një palë çorape me rosakë të verdhë dhe i ka shfaqur me krenari në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Kryeministri kanadez i mbathi këto çorape teksa bisedonte me fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, pakistanezen Malla Yousafzai. Çorapet i dhanë tjetër tjetër pamje, kostumit të errët blu të 46-vjeçarit, shkruan DailyMail.

Nuk është hera e parë që kryeministri kanadez e kompleton figurën e tij me ndonjë lloj çorapeje teksa paraqitet para publikut.

Ai ka veshur një palë çorape me temë nga Star Wars kur takoi Shefen e FMN, Christine Legarde;

Në maj po ashtu, kur takoi kryeministrin e Irlandës, Enda Kenny; njëherë tjetër, duke u shfaqur patriot, ai veshi çorape me simbolin e Kanadasë, gjethen e panjës.

Tani mbetet të zbulohet çfarë simbolizon rosaku i verdhë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here