Debati për Armon/ Biznesmeni Sulaj ndërhyn në studio, gazetarja e nxjerr bllof

0
197

Biznesmeni Besnik Sulaj ka ndërhyrë, në një lidhje telefonike, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku po diskutohet afera ARMO. Sulaj ka dashur të sqarojë pozicionin e tij, por nuk ka arritur të shpjegojë përse nuk i ka paguar taksat shtetit shqiptar. Ai ka fajësuar ligjin shqiptar dhe kompaninë Bankers, për zhytjen e kompanisë ARMO në borxhe.

Gazetarja Ornela Liperi ka insistur disa herë për të kuptuar, përse Besnik Sulaj, nuk ka paguar taksat, por nuk ka patur një përgjigje konkrete nga ana e tij.

Ornela Liperi: Sa është detyrimi juaj për tatimet? Të dhënat janë se borxhi ka arritur deri në 47 milionë dollarë. Sa është detyrimi? Ka dalë një listë e tatimeve, ku IRTC figuronte diku tek 27 milionë dollarë, deri në 40 milionë dollarë.

Besnik Sulaj: Është shumë më pak, aty te 27 milionë dollarë. IRTC, ka filluar në vitin 2016, me përgatitjen e rafinerisë për ta vënë në punë. Të gjithë punonjësit protestonin. Ky ishte edhe problem shoqëror. Në nëntor të vitit 2016, rafineria u vu në punë, por duhet të bëhet e qartë se rafineria, nuk ka kuptim nëse nuk do ketë naftë bruto.

Ornela Liperi: Mungojnë 27 milionë dollarë, përse nuk i keni paguar?

Besnik Sulaj: Nuk na furnizonte Bankers.

/TPZ.AL/ 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here