Petrit Vasili: “Vazhdon zgjerimi i vrimës së rrjetës, që peshqit e mëdhenj të dalin pa siklet”

1
140

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për ekstradimin e një prej të akuzuarave si financier i bandës së “Habilajeve”.

Ndjese 1000 here i paskemi keqkuptuar ata, qe na premtuan për peshqit e mëdhënj.

Ata që folën ne janar për peshqit e mëdhenj e kishin fjalët që peshqit e mëdhenj do lëshoheshin dhe jo do kapeshin. Ndjese përseri për keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave të rrjetës se përkohshme të prokurorisë, që peshqit të dalin të gjithë dhe pa siklet”,- shprehet Petrit Vasili.

Nezar Setiaj u arrestua në një operacion në Vlorë tre muaj më parë. Ai dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, ndërsa këta të fundit akuzohen për lidhje me ministrin Saimir Tahiri.

Vendimi i ekstradimit u dha nga Ministria e Drejtësisë, në kohën që gjykatat shqiptare kishin kërkuar mbajtjen e tij në burg për llogari të drejtësisë Italiane. Seitaj nuk ka folur për prokurorinë shqiptare dhe Krimet e Rënda shpresonin që me dëshminë e tij të gjenin fakte për trafikun e drogës dhe implikimin e ish-ministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here