“Favoritja” e ministrit Xhafaj, pritet të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit

0
184

Një ditë më parë u zhvillua konkursi për të marrë gradën “Drejtuesi i Parë” brenda radhëve të Policisë së Shtetit dhe njëri prej 5 kandidatëve fitues përflitej edhe si favoriti për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit të Haki Çakos nga posti i kryepolicit të Shqipërisë.

Në konkursin e djeshëm me pikët maksimale u rendit Ardi Veliu, ç’ka shtoi zërat brenda policisë së mund të ishte ai pasuesi i Çakos, por burime pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë se në rivalitet me Veliun është edhe një femër.

Të njëjtat burime saktësojnë  se gara do të jetë mes Ardi Veliut e Aida Hajnajt, e cila ka aktualisht gradën “Drejtues i Parë” dhe mban postin e drejtoreshës së kufirit.

Burimet shtojnë gjithashtu se Aida Hajnaj është një njeri që gëzon edhe pëlqimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte gara pritet të bëhet edhe më e fortë, duke pasur parasysh faktin se është pikërisht ministri i Brendshëm ai që i propozon kryeministrit të vendit emrin e drejtorit të policisë.

Referuar legjistacionit shqiptar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet nga kryeministri, si kompetencë eksluzive e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here