Arta Marku vazhdon.. Largon eksperten qe burgosi Mark Frrokun

0
261
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

 

Pas lëvizjes së prokurorëve të komanduar dhe të emëruar, Arta Marku ka kaluar në lëvizjet dhe largimet nga puna të punonjësve të prokurorisë.

Kështu, nën justifikimin e ristrukturimit, Arta Marku ka larguar nga puna disa punonjës të emëruar ekspertë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndër të cilët edhe eksperten kontabël, Greta Drangu.

 

Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme tha për Lapsi.al se “në shënjestër janë njerëzit që kanë punuar me Adriatik Llallën, pavarësisht rezultateve që kanë pasur më parë”.

Kështu, nën justifikimin e ristrukturimit, Arta Marku ka larguar nga puna disa punonjës të emëruar ekspertë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndër të cilët edhe eksperten kontabël, Greta Drangu.

Kjo eksperte ishte pjesë e grupit që hetoi ish-deputetin Mark Frroku, i akuzuar për 4 vepra penale, përfshirë vrasjen dhe evazionin fiskal.

Në përfundim të gjykimit, Frroku u dënua me 6 vjet burg për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, me një vlerë mbi 2 milion euro. Shuma u zbulua në bazë të ekspertizës së kryer nga zonja Drangu, e cila sot është njohur me urdhërin e Kryeprokurores së Perkohshme për largimin nga detyra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here